Një spanjoll në krye të gjyqtarëve shqiptarë, FSHF prezanton shefin e ri të arbitrave
Spanjolli Bernardino Gonzalez Vazquez do të jetë drejtori i ri i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Ish-gjyqtari ndërkombëtar dhe drejtues në sektorin e arbitrimit në futbollin spanjoll, ka marrë vendin e lënë bosh nga Sokol Jareci, shkruan A2.
Vazquez, gjatë prezantimit të tij zyrtar, bëri të qartë se kishte ardhur në Shqipëri me një rekomandim të veçantë nga UEFA.
“Dua të falënderoj shefin e gjyqtarëve në UEFA, zotin Roberto Rosetti, i cili më besoi mua që të jem këtu si drejtuesi i departamentit të gjyqtarëve”, ishin fjalët e tij në konferencën për shtyp.
Gonzalez Vazquez do të jetë tashmë kryetar i Komitetit të Arbitrimit dhe do të drejtojë Komisionin e Dizenjimit, Komisionin e Vlerësimit dhe Komisionin e Vëzhgimit.