E paprecedentë, kushërinjtë e Arda Güler kërcënuan punonjësit e sigurisë së Schalke 04 pas miqësores! Kërkuan të tak
Rreth 25 minuta pas vërshëllimës së fundit në miqësoren mes Schalke 04 dhe Real Madrid tre burra hynë me forcë në zonën e sigurisë përpara dhomës së zhveshjes së lojtarëve, një zonë ku normalisht kanë akses vetëm lojtarët, trajnerët, stafi i ekipeve dhe gazetarët.
Atje, ata u identifikuan si “kushërinj” të yllit të Real Madridit, Arda Güler, dhe kërkuan me zë të lartë të hynin në dhomat e zhveshjes.
I gjithë incidenti thuhet se zgjati rreth dhjetë minuta përpara se një anëtar i stafit të FC Schalke 04 të kërkonte prej tre personave nëse ishin të akredituar për të qëndruar në atë zonë. Situata më pas thuhet se u përshkallëzua.
Sipas medieve gjermane, tre burrat e fyen dhe e kërcënuan me zë të lartë punonjësen e Schalke 04. “Ajo grua e moshuar nuk është mendërisht e shëndoshë, i ka dalë një vidë. Zhduku! Zhduku! Mos na fol! Nëse na prek edhe një asistent, do të shihni çfarë ndodh”, mësohet të kenë thënë tri personat.
Ajo u godit gjithashtu në krah kur u përpoq t’i fotografonte, ndoshta për të filluar proceduar për t’u ndaluar hyrjen në stadium në të ardhmen. Më pas punonjësit e sigurisë ndërhynë duke larguar nga stadiumi tri personat, të cilët ishin të tërbuar me atë çfarë u ndodhi.