Monday, 17 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaShpërthen motori i skafit në Porto Palermo, katër persona pësojnë djegie të rënda

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, katër persona pësojnë djegie të rënda

Katër persona kanë pësuar djegie të shumta në trup pas shpërthimit të motorit të një skafi në Porto Palermo.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga benzina.

Sipas informacioneve paraprake, katër personat kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të shpërthimit.

Lini një koment