Asllani është i tepër tek Interi, ja si paraqitet situata me mesfushorin e Kombëtares shqiptare
Kristian Asllani nuk është në planet e trajnerit Kivu, ndërsa drejtuesit zikaltër janë të shqetësuar pasi deri më tani ekipet që kanë shfaqur interes për shërbimet e tij vetëm sa janë informuar për situatën, por nuk kanë preferuar që të nisin tratativa të mirëfillta.
Sipas ekspertëve të merkatos për Interin kjo çështje duhet që të zgjidhet deri në fund të muajit duke e konsideruar shitjen e mesfuhsorit një prioritet.
Ndryshe mund të thuhet për Benjamin Pavard dhe Yanis Masolin, të cilët edhe pse nuk grumbullohen nga Kivu për ndeshjet miqësore, mund të rifuten në grup nëse shitja e tyre nuk do të mund të finalizohet brenda këtij sesioni merkatoje.