Thursday, 20 August 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorHerri Kejn ëndërron për “Topin e Artë”: Sezoni më i mirë i karrierës sime

Herri Kejn ëndërron për “Topin e Artë”: Sezoni më i mirë i karrierës sime

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Mynih, kapiteni i Anglisë që luan për Bajernin, Herri Kejn foli për sezonin e kaluar si dhe për “Topin e Artë”.

“Ishte sezoni im më i mirë, 2025/26, në çdo aspekt, si fizikisht ashtu edhe mendërisht, dhe në një ekip të shkëlqyer si Bajern. Fitimi i Topit të Artë nuk varet nga unë. E di që do të flitet shumë për të deri në tetor, por nuk është diçka për të cilën po mendoj. Mund të them vetëm se sezoni 2025/26 ka qenë padyshim më i miri i jetës sime. Topi i Artë është një çmim i jashtëzakonshëm, por unë jam tashmë i përqendruar në atë që na pret këtë vit dhe në finalen e Superkupës të shtunën”, u shpreh anglezi.

Lini një koment