Friday, 21 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaAksident pranë “Vilës së Zogut” në Durrës, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Aksident pranë “Vilës së Zogut” në Durrës, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 02:30 të mëngjesit të kësaj të premteje, në zonën e Vilës së Zogut në Durrës. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 40 metra në humnerë.

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa automjeti ka përfunduar në një terren të vështirë, duke e bërë ndërhyrjen edhe më të komplikuar.

Drejtuesi i mjetit është nxjerrë nga zona dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa bluzat e bardha po bëjnë të pamundurën për t’i shpëtuar jetën.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ende nuk dihen rrethanat e sakta se si automjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Lini një koment