Friday, 21 August 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boteror“Kosova është Serbi”, skandal në ndeshjen e Conference League në Madrid, thirrje etnike gjatë takimit Getafe-Partizani

“Kosova është Serbi”, skandal në ndeshjen e Conference League në Madrid, thirrje etnike gjatë takimit Getafe-Partizani

Një episod i rëndë dhe provokues u regjistrua në Spanjë, gjatë ndeshjes mes Getafes dhe Partizanit të Beogradit, takim ky i vlefshëm për Conference League.

Në Madrid, janë dëgjuar në mënyrë konstante thirrjet “Kosova është Serbi”, në një stadium ku ishin të pranishëm 6 mijë tifozë.

Kjo nuk është hera e parë që bëhen këto thirrje, pasi edhe më herët, ka pasur raste të tilla.

Disa video të episodit të Getafe-Partizani i Beogradit janë të paaksesueshme në Shqipëri dhe në Kosovë.

Ndeshja mes Getafes dhe Partizanit të Beogradit zhvillohet në kuadër të Conference League, ndërsa prania e këtyre thirrjeve ka sjellë edhe një herë në vëmendje tensionet politike që shoqërojnë aktivitetet sportive ku përfshihen tifozë serbë.

Lini një koment