Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!
Arsenali e nis me “këmbën e mbarë” sezonin e Premier League, 3 gola për 3 pikë në ndeshjen hapëse.
“Topçinjtë” e Artetas vërtetojnë edhe një herë se jo vetëm janë kampionët në fuqi, por dhe ekipi për t’u mundur këtë sezon. Në “Emirates Stadium”, Arsenal e zgjidhi shumë lehtë sfidën përballë Coventry-t, nuk e vendosën fitores asnjë moment në dyshim duke iu imponuar me lojë dhe rezultat.
Pas vetëm 15 minutash gjetën golin e parë, ku Kai Havertz u shërbye pastër në zonë dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë. Në të 23-tën ishte radha e Saka, me sulmuesin anglez që përfitoi nga një top i ngecur në zonë duke dyfishuar shifrat.
Histori e këtij takimi nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë, ku në minutën e 49-të ishte radha e Odegaard për të festuar, me kapitenin që sigloi shifrat në 3-0. Arteta dhe djemtë e tij menaxhuan me qetësi pjesën e mbetur të këtij takimi duke i bërë një nisje me tre pikë sezonit të ri në Premier League.
Tekniku spanjoll vlerësoi paraqitjen e ekipit, ndërsa u shfaq i kënaqur edhe me grupin e lojtarëve që ka në dispozicion:
“Ishte një paraqitje e kënaqshme, ishim të kthjellët dhe dominues. Transmetuam dëshirë dhe vullnet për të qenë akoma më të mirë. Merkato? Jam shumë i lumtur me grupin që kam në dispozicion. Kemi me të vërtetë shumë lojtarë të shkëlqyer”, u shpreh Arteta.