Saturday, 22 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaTë shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zo

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zo

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Pukë, në zonën e njohur si “Hamalla e Dedës”, pranë fshatit Qafë T’Mugu, në Qelëz.

Sipas burimeve policore, në këtë zonë po monitorohej një parcelë e dyshuar me kanabis nga një skuadër policie.

Dyshohet se efektivët janë pikasur nga personat që merreshin me kultivimin e drogës, të cilët më pas kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Pas të shtënave, efektivët kanë kërkuar përforcime për të vijuar kontrollet në terrenin e thellë malor.

Në zonë është nisur edhe një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nga Shkodra. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia vijon operacionin për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Lini një koment