Monday, 24 August 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorChampions League gati për start, ja kur hidhet shorti, kalendari i ndeshjeve dhe rregullorja!

Champions League gati për start, ja kur hidhet shorti, kalendari i ndeshjeve dhe rregullorja!

Kompeticioni më i rëndësishëm për klube, Champions League është gati të përurojë sezonin e ri.

Gjatë kësaj jave do të hidhet shorti që do të përcaktojë kalendarin e 36 skuadrave pjesëmarrëse në fazën e Ligës.

Deri tani janë 29 skuadra që janë pjesë e kësaj faze, 7 të tjerat do të dalin pas sfidave të dyta të raundit të playoffit që do të luhen të martën dhe të mërkurën.

Kur do të hidhet shorti i Ligës së Kampioneve 2026/27?

Takimi për t’u shënuar në kalendar është e enjtja e 27 gushtit në orën 18:00, kur në Grimaldi Forum të Monacos do të zhvillohet ceremonia zyrtare.

Cilat janë vazot e Ligës së Kampioneve 2026/27(sipas renditjes me pikë)?

Vazo e parë: Bayern Mynih, Real Madrid, Paris Saint-Germain, Liverpool, Inter, Manchester City, Arsenal, Barcellona, Atletico Madrid

Vazo e dytë: Borussia Dortmund, Roma, Sporting Lisbona, Aston Villa, Porto, Manchester United, Brugge, Betis, PSV Eindhoven

Vazo e tretë: Feyenoord, Lille, Napoli, Leipzig, Villarreal, Shakhtar Donetsk, Galatasaray

Vazo e katërt: Slavia Pragë, Stuttgart, Como, Lens

Kalendari i Ligës së Kampioneve 2026/27:

Java e parë: 8-10 shtator 2026

Java e dytë: 13-14 tetor 2026

Java e tretë: 20-21 tetor 2026

Java e katërt: 3-4 nëntor 2026

Java e pestë: 24-25 nëntor 2026

Java e gjashtë: 8-9 dhjetor 2026

Java e shtatë: 19-20 janar 2027

Java e tetë: 27 janar 2027

Rregullorja e Ligës së Kampioneve

Çdo skuadër do të zhvillojë 8 sfida në fazën e parë dhe do të përballet me 2 skuadra të çdo vazoje me ndeshjet që janë një në shtëpi dhe një në transfertë.

Për të ruajtur ekuilibrin e kompeticionit mbeten të vlefshme principet kryesore; nuk do të ketë përballje direkte mes skuadrave nga i njëjti kampionat dhe çdo klub do të mund të ketë si kundërshtar maksimumi dy skuadra që vijnë nga e njëjta federatë.

Lini një koment