Saturday, 29 August 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorDështojnë bisedimet mes Juventusit dhe Kessie, Nico Gonzalez dhe Zhegrova me fate të kryqëzuara

Dështojnë bisedimet mes Juventusit dhe Kessie, Nico Gonzalez dhe Zhegrova me fate të kryqëzuara

Luciano Spalletti e kishte lënë disa herë të kuptohet se i duhej një mesfushor të ri.

Franck Kessie ishte i përzgjedhuri; bisedimet mes palëve po zhvilloheshin prej ditësh dhe pritej ‘po’ përfundimtare e futbollistit.

Por mesa duket një transferim i tillë nuk do të bëhet dhe Franck Kessie nuk do të veshë fanellën e Juventusit sezonin e ardhshëm.

Pas ditësh të tëra bisedimesh, nuk u arrit marrëveshja me futbollistin; Carnevali dhe Massara i ofruan 4.5 milionë euro futbollistit, por aspekti që bëri që tratativat të mbylleshin pa sukses ishte ai i bonuseve sidomos ai për firmën. Tani kur kanë mbetur pak më shumë se 3 ditë nga mbyllja e merkatos, Juventus duhet të gjejë një tjetër mesfushor që Spalletti po e kërkon kaq shumë.

Ndërkaq, në repartin e sulmit regjistrohet interesi i Lazios për Edon Zhegrovën. E ardhmja e futbollistit dardan është e lidhur me atë të Nico Gonzalez, largimi i të cilit nga Torino nuk është i sigurt.

Nëse argjentinasi do të qëndrojë te bardhezinjtë, për Zhegrovën hapen dyert për një kalim në formë huazimi te bardhekaltrit.

Lini një koment