Sunday, 6 September 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorModric do të vazhdojë aventurën me kombëtaren kroate, do të luajë në Nations League

Modric do të vazhdojë aventurën me kombëtaren kroate, do të luajë në Nations League

Luka Modric do të vazhdojë aventurën e tij me kombëtaren kroate.

Ishte vetë Federata e Futbollit në Kroaci që konfirmoi gjithçka përmes një postimi në rrjetet sociale teksa bën të ditur se mesfushori i Milanit do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Nations League kundër Çekisë, Spanjës dhe Anglisë.

‘Kapiteni i Kroacisë, Luka Modric do të jetë pjesë e skuadrës kombëtare për sfidat e Nations League ndaj Çekisë, Spanjës dhe Anglisë-theksohet në postimin e Federatës Kroate të futbollit-Modric i konfirmoi trajnerit Slaven Bilic dhe presidentit Marijan Kustic disponibilitetin e tij për Nations League dhe është gati të vijojë karrierën e tij me skuadrën kombëtare më të cilën ka zhvilluar 202 ndeshje dhe ka shënuar arritje historike’.

Edhe vetë trajneri Slaven Bilic është shfaqur shumë i kënaqur për vendimin e marrë nga Luka Modric për të vijuar të jetë pjesë e skuadrës përfaqësuese të Kroacisë.

‘Sigurisht që vendimi i Luka më bën shumë të lumtur, të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë i sjell Kroacisë, brenda dhe jashtë fushe-tha Slaven Bilic-mezi po pres të punoj sërish me të pas 14 vitesh dhe që të dy kemi ambicien që të mbajmë Kroacinë në majën e futbollit, si një skuadër të suksesshme, krah për krah me skuadrat më të mira të botës’.

Lini një koment