Sunday, 20 September 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorBarcelona makineri golash, starti i sezonit të ri është për rekord, thyen edhe atë të Guardiolës!

Barcelona makineri golash, starti i sezonit të ri është për rekord, thyen edhe atë të Guardiolës!

Skuadra katalanase është transformuar në një ekip tipik të Hansi Flick, i cili edhe më Bayern-in tregoi se është një trajner që luan për spektakël dhe gola.

E tillë është edhe Barcelona e këtij sezoni ku në katër javët e para ka shënuar plot 17 gola. Statistika të tilla janë historike për ekipin aktual pasi vetëm dy herë më parë Barça ka regjisturar më shumë gola në start krahasuar me këtë sezon.

Në katër javët e para të edicionit 1949-50 (19 gola) dhe 1950-51 (21 gola) skuadra spanjolle ka mundur që të shënojë numër rekord golash. Ndërsa sot këto arritje të Hansi Flick e bëjnë edhe më epik këtë sipërmarrje.

Një nga rekordet që kanë thyer është ai i skuadrës së Guardiolës në sezonet 2009-2010 dhe 2011-2012.

Startet eksplozive të Barçës:

1950-51: 21 gola

1949-50: 19 gola

2026-27: 17 gola

1957-58: 17 gola

2011-12: 17 gola

1948-49: 14 gola

1953-54: 14 gola

2009-10: 14 gola

Lini një koment