Kombëtarja në prag të ndeshjes së Nation League, tekniku Maran zbarkon në Skoci për të gjetur një “sallaks”! Çalon
Pas golit të parë sezonal me Hearts, Sabah Kerjota ka hyrë në radarin e Kombëtares.
Trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, ishte i pranishëm në ndeshjen e fundit të Hearts ndaj St Johnstone, ku ndoqi nga afër paraqitjen e futbollistit nga Shkodra, i dalë nga akademia e Vllaznisë.
Kerjota ka fituar gjithnjë e më shumë hapësira nën drejtimin e trajnerit Wouter Vankenc tek Hearts. Ai ka startuar në 4 ndeshje, ndërsa përveç golit të shënuar së fundmi, ka regjistruar edhe 3 asiste.
Paraqitjet e tij të fundit mund t’i japin mundësinë Sabah Kerjotës për të marrë një ftesë nga Kombëtarja shqiptare, teksa trajneri Maran duket se po e monitoron nga afër situatën e tij.
Kerjota është një emër jo shumë i njohur në opinionin sportiv në Shqipëri, pasi është larguar vetëm 16 vjeç nga Shqipëria.
Pas një pushimi, ai nisi aktivitetin e tij në Itali me disa klube të vogla përtej Adriatikut, teksa në vitin 2025 ai u ble nga skocezët e Hearts për 150 mijë euro.

Maran duket se e ka pikasur dhe kërkon ta bëjë pjesë të kombëtares. Roli i tij si sulmues i djathtë dhe fakti që luan me këmbën e majtë janë favor i madh, pasi Shqipëria në vitet e fundit ka pasur vetëm Jasir Asanin me këto karakteristika.
Ky rol konsiderohet si pikë e dobët në Kombëtaren tonë, pasi opsionet mungojnë. Kerjota mund të provohet në këtë rol në ndeshjet e Nations League, një kompeticion që do të shërbejë si provë para eliminatoreve të Europianit.