Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaGucati: Jemi mbledhur për ta mbrojtur të vërtetën e një populli për liri

Gucati: Jemi mbledhur për ta mbrojtur të vërtetën e një populli për liri

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati tha se janë mbledhur për ta mbrojtur të vërtetën e një populli për liri.

Ai tha se UÇK-ja nuk krijoi shtypjen, por u ngrit kundër saj.

“Jemi mbledhur për ta mbrojtur të vërtetën e çlirimit të Kosovës dhe dinjitetin e atyre që bartën këtë barrë të rëndë”, tha ai, duke kërkuar proces të drejtë dhe të paanshëm ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai tutje tha se Kosova nuk ishte vetëm, por kishte prapa SHBA-në dhe NATO-n, raporton Telegrafi.

“Liria e Kosovës u fitua me sakrificë dhe asnjë agjendë nuk mund ta kriminalizojë luftën tonë të drejtë”, tha ai.

Lini një koment