Studentët protestojnë sot, në mbrëmje vazhdon dita e gjashtë e kundërshtimit të vendimit të Speciales
Aktivisti Çlirim Haziri ka njoftuar se protesta vazhdon sot me dy tubime, një në mesditë dhe një tjetër në mbrëmje.
Haziri ka bërë të ditur se protesta e studentëve nis në ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa në ora 21:00 do të mbahet nata e gjashtë e protestës.
“Çdo natë e më shumë, më të bashkuar, më të vendosur. Faleminderit, shqiptarë!”, ka shkruar Haziri.
Ai ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestave edhe sot.
“Shihemi në protestën e studentëve, në ora 12:00, në sheshin ‘Skënderbeu’, për të vazhduar në mbrëmje, në ora 21:00, me natën e 6-të të protestës”, ka shkruar Haziri. /Telegrafi/