Wednesday, 16 September 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorVIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘m

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘m

Për Anis Mehmetin pritja mori fund.

Mesfushori i kombëtares shqiptare më në fund është hedhur në fushën e lojës si titullar nga trajneri i Ipswich dhe kjo ndodhi në raundin e 1/16 të finaleve të Kupës së Ligës përballë kampionëve të Anglisë të Arsenalit, edhe pse nuk ia doli dot të triumfojë.

Por ai la gjurmë me golin e shënuar për të tijtë.

Futbollisti 25 vjeçar në ndeshjet e para të kampionatit në këtë sezon ishte lënë jashtë skuadre, por fitoi shansin që të luajë kundër Topçinjve të Londrës dhe në fakt u përgjigj mjaft mirë teksa në pjesën e dytë arriti të shënojë edhe golin e tij të parë në sfidën e tij të parë si titullar, si për t’i vënë në dukje trajnerit se e la jashtë skuadre pa të drejtë gjatë kësaj periudhe.

Edhe pse goli nuk i shërbeut Ipswichit, që u eliminua në Kupën e Ligës, për Anis Mehmetin merr një rëndësi të madhe pasi me shumë mundësi do të detyrojë trajnerin e skuadrës të bëjë hapa prapa në vendimin e tij dhe t’i japë minutat që i nevojiten mesfushorit të kombëtares shqiptare.

VIDEO e golit të Anis Mehmetit

Lini një koment