Thursday, 1 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Shqipëria ratifikon Konventën për Ukrainën, 65 mijë kërkesa për dëmshpërblim janë depozituar në Regjistrin e Dëmeve

Shqipëria ratifikon Konventën për Ukrainën, 65 mijë kërkesa për dëmshpërblim janë depozituar në Regjistrin e Dëmeve

Me ratifikimin e Konventës për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën, Shqipëria bëhet shteti i dhjetë që e miraton këtë mekanizëm.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu njoftoi se në Regjistrin e Dëmeve janë depozituar rreth 65.000 kërkesa, të cilat Komisioni do t’i shqyrtojë dhe do të caktojë kompensimin.

“Një dëm që vetëm regjistrohet mbetet kujtesë. Një dëm që vlerësohet dhe dëmshpërblehet bëhet drejtësi”, tha Gogu.

Konventa synon vlerësimin e dëmeve, regjistrin e Dëmeve dhe fondin e Kompensimit. Deri tani konventa është nënshkruar nga 40 shtete dhe Bashkimi Evropian dhe që të hyjë zyrtarisht në fuqi në shkallë globale, nevojitet ratifikimi nga 25 shtete.

Lini një koment