Publikohet lista e Kosovës, talenti i Bayern-it do të luajë për “dardanët”
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën, për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Mes lojtarëve të grumbulluar, ka disa risi, ku vëmendjen më të madhe e tërheq talenti i Bayern Munich, Erblin Osmani.
Mesfushori ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, pavarësisht se ka luajtur me të rinjtë e Gjermanisë.
Lista e plotë:
Mbrojtësit: Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari, Ron Raçi, Leard Sadriu, Dion Gallapeni
Mesfushorët dhe sulmuesit: Ermal Krasniqi, Milot Avdyli, Baton Zabërgja, Veldin Hoxha, Vesel Erblin Osmani, Lindon Emërllahu, Leon Avdullahu, Dion Kacuri, Donat Rrudhani, Muharrem Jashari, Valmir Matoshi, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Fisnik Asllani, Albion Rrahmani, Vedat Muriqi.
Kosova e nis aventurën në Ligën e Kombeve ndaj Irlandës më 24 shtator në Prishtinë, ndërsa vazhdon në transfertë ndaj Austrisë më 27 shtator.
Më 1 tetor udhëton për Hungari për t’u përballur me Izraelin kurse më 4 tetor luan sërish me Austrinë, këtë herë në “Fadil Vokrri”.