“Ata luftuan për lirinë tonë”, nis protesta e studentëve në Prishtinë kundër aktgjykimit në Hagë
Ka nisur protesta e studentëve në Prishtinë, në kundërshtim me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Studentët janë mbledhur në kryeqytet me pankarta dhe parulla në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër vendimit të Gjykatës Speciale.
Në pankartat e protestuesve shkruhet edhe “Jo në emër të studentëve”, ndërsa kërkohet që lufta çlirimtare të mos barazohet me krimet individuale.
Protesta e studentëve zhvillohet në mesditë, ndërsa sonte në orën 21:00 është paralajmëruar edhe protesta e gjashtë radhazi, e ftuar nga Çlirim Haziri.
Protestat vijnë pas aktgjykimit që dënoi ish-krerët e UÇK-së me gjithsej 81 vjet burgim në shkallën e parë. /Telegrafi/