Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaSportiZyrtare/ De la Fuente rinovon me Spanjën deri në 2032-in

Zyrtare/ De la Fuente rinovon me Spanjën deri në 2032-in

Federata Spanjolle e Futbollit konfirmoi, pas disa javësh negociata, zgjatjen e kontratës së Luis de la Fuente deri në vitin 2032.

Konfirmimi u bë pas miratimit të Bordit të Drejtorëve dhe do të njoftohet zyrtarisht në një ceremoni në Qytetin e Futbollit me praninë e presidentit, Rafael Louzán, dhe vetë trajnerit.

Në fjalimin e tij para Bordit, Rafael Louzán deklaroi: “Ne po kërkojmë një projekt stabël dhe të besueshëm. Këtë propozim e kemi bërë për një person që i besojmë shumë siç është Luis de la Fuente. Po flasim për trajnerin më të dekoruar në historinë e ekipit kombëtar dhe, pas katërmbëdhjetë vitesh me ne, Luis de la Fuente meriton një të ardhme të gjatë në RFEF”, tha presidenti. A.V.

Lini një koment