Nations League/ Ramadani: Objektivi jonë është vendi i parë, sot nuk ka skuadra të lehta
Kombëtarja shqiptare nisi sot përgatitjet për rrugëtimin e ri në UEFA Nations League ku do të ndeshet me rivale si Bjellorusia, Finlanda e San Marino. Për të folur për katër ndeshjet e para përballë gazetarëve ishte Ylber Ramadani.
Mesfushori i Çorum Futbol Kulübü në Turqi ka pranuar se Maran ka paralajmëruar të gjithë lojtarët se me ardhjen e tij në stolin kuqezi ekipi do të ketë vokacion sulmues. “Unë jam lojtar që ndihmon ekpin si në fushë edhe nga stoli. Për mua nuk është problem nëse trajneri i ri kërkon lojë më sulmuese pasi jam i aftë që të luaj edhe më lart në fushë nga pozicioni ku aktivizohem zakonisht”, sqaroi Ramadani.
I pyetur për objektivin që kanë kuqezinjtë, Ramadani paralajmëroi rivalët se Shqipëria luan për vendin e parë edhe pse në fjalën e tij theksoi se në futbollin modern nuk ka skuadra të lehta. A.V.