Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaMinistria e Financave publikon bilancin fiskal: Rriten të ardhurat dhe shpenzimet

Ministria e Financave publikon bilancin fiskal: Rriten të ardhurat dhe shpenzimet

Performanca paraprake e treguesve fiskalë për periudhën janar-gusht 2026 tregoi rritje të të ardhurave dhe shpenzimeve publike, sipas Ministrisë së Financave.

Të ardhurat totale, arritën në 557.6 miliardë lekë, duke realizuar 100.1% të planit dhe duke u rritur me 11.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Ndërkohë, të ardhurat nga TVSH-ja neto arritën në 56.8 miliardë lekë, me një rritje prej 24.2% krahasuar me 8-mujorin e vitit të kaluar.

Shpenzimet kapitale arritën në 56.7 miliardë lekë, 12.2% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025, ndërsa shpenzimet korente u regjistruan në 439.3 miliardë lekë.

Sipas Ministrisë së Financave, shifrat pasqyrojnë ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026.

Këtu gjeni të dhënat e plota, sipas Ministrisë së Finacave

Lini një koment