Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaErgys Agasi në pritje të vendimit, nesër shprehet Apeli i GJKKO-së

Ergys Agasi në pritje të vendimit, nesër shprehet Apeli i GJKKO-së

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shprehet të martën, 22 shtator, në orën 13:00, për masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit. Ky i fundit u vu në pranga pas 8 muajve në arrati.

Arrestimi u realizua në zonën e Plepave në Durrës, më 26 gusht të këtij viti, ndërsa ishte në ndjekje nga policia që nga Elbasani. Në automjet me të ndodhej edhe ish-efektivi Ulian Shpataraku.

Agasi, një prej figurave kyçe të dosjes së bujshme të AKSHI-t, po hetohet që prej vitit 2025, ndërsa ndaj tij rëndojnë dyshime për një sërë veprash penale, mes tyre konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, grup i strukturuar kriminal, pastrim i produkteve të veprës penale dhe korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Hetimet kanë ngritur dyshime edhe për tendera fiktivë dhe procedura të manipuluara, përmes të cilave dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme fonde publike.

SPAK ka vijuar hetimet për të dokumentuar rolin e secilit prej personave të përfshirë dhe mënyrën se si janë realizuar këto procedura.

Lini një koment