Vrasja e Artan Murtajt në Sarandë, RENEA “zbarkon” në Kamëz, kontrolle në 3 banesa
Pas atentatit të ndodhur një ditë më parë në Sarandë, ku mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Murtaj, policia ka ushtruar tre kontrolle banesash në zonën e Kamzës.
Kontrollet janë kryer nga efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me forcat RENEA. Një prej banesave të kontrolluara është ajo e Ervis Lamit.
Sipas burimeve, kontrollet lidhen me hetimet për vrasjen e Murtajt, ndërsa viktima rezulton i akuzuar për një ngjarje të ndodhur në vitin 2025, ku dyshohet se kanë qenë të përfshirë persona të lidhur me Ervis Lamin.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të atentatit dhe identifikimin e autorëve.