Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaKuvendi Komunal i Deçanit thërret mbledhje urgjente për nesër, pritet miratimi i deklaratës kundër Speciales

Kuvendi Komunal i Deçanit thërret mbledhje urgjente për nesër, pritet miratimi i deklaratës kundër Speciales

Kuvendi Komunal i Deçanit ka thirrur mbledhje urgjente për ditën e nesërme, me në fokus aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mbledhja është caktuar për nesër, duke nisur nga ora 11:00. Sipas njoftimit, kuvendarëve pritet t’u adresohen kryetari i Asamblesë Komunale, kreu i komunës së Deçanit, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, përfaqësues të bashkësive fetare, përfaqësues të organizatave joqeveritare e të tjerë.

Në rendin e ditës pritet të përfshihet edhe miratimi i një deklarate me titullin “Jo në emrin tim”, përmes së cilës Kuvendi Komunal pritet të shprehë qëndrimin e tij kundër vendimit të Gjykatës Speciale.

Më 16 shtator 2026, Gjykata Speciale në Hagë i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim katër ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment