Klestor Veseli thotë se s’ka marrë ftesë për takim nga Haxhiu
Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, ka marrë pjesë edhe sonte në protestën në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë protestës, ai është pyetur nga mediat nëse ka marrë ndonjë ftesë nga Presidenca e Kosovës për takim, pas raportimeve se familjet e ish-krerëve të UÇK-së mund të ftohen për takim pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale.
Veseli e ka mohuar shkurtimisht se ka marrë ndonjë ftesë të tillë.
“Unë personalisht jo”, ka deklaruar ai para mediave.
Raportimet për një takim të mundshëm me familjarët e ish-krerëve të UÇK-së kanë ardhur pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Klestor Veseli ka qenë i pranishëm edhe në protestat e ditëve të fundit, të organizuara në kundërshtim të aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. /Telegrafi/