Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaAhmeti: Tani ndoshta është koha për Murat Jasharin

Ahmeti: Tani ndoshta është koha për Murat Jasharin

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka propozuar emrin e Murat Jasharit si kandidat për President të Kosovës, duke e përshkruar si “emërues të përbashkët” për të gjitha forcat politike. Deklaratën e bëri në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Ahmeti foli për situatën politike pas zhvillimeve me Gjykatën Speciale dhe aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke nënvizuar nevojën për unitet kombëtar dhe institucional. “S’ka supermen. Mos lyp supermenin, mos lyp zgjidhje te një njeri. Kur po thonë president, unë e kisha lypë një president i cili është tash emërues i përbashkët. Tash është ndoshta koha për Murat Jasharin. S’kam folë me kërkon, për herë t’parë te ti po e përmendi”, tha Ahmeti.

Sipas tij, nuk është çështje individi, por ajo çfarë përfaqëson familja Jashari — sakrifica dhe vlerat themelore të shtetit. Ai shtoi se refuzimi i mëparshëm i Jasharit për këtë pozitë e bën atë të paanshëm përballë të gjitha forcave politike.

Deklarata e Ahmetit vjen në një moment të ndjeshëm politik në vend, pas aktgjykimit të Hagës, në kohën kur po kërkohet konsensus institucional rreth figurës së Presidentit.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment