Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaShkollat në Prishtinë: Komandantin brenda, flamuj të UÇK jashtë

Shkollat në Prishtinë: Komandantin brenda, flamuj të UÇK jashtë

Me vendim të Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, të gjitha shkollat e kryeqytetit do të vendosin emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në hyrje të tyre, krahas simboleve shtetërore.

Vendimi është pritur pozitivisht nga drejtuesit e institucioneve shkollore, të cilët thonë se nxënësit duhet të mësojnë që në bankat e shkollës se liria e Kosovës u fitua me mund, gjak e sakrificë.

Vendosja e emblemës vjen menjëherë pas aktgjykimit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me gjithsej 81 vjet burgim ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin.

Emblema e UÇK-së, krahas flamurit shtetëror të Kosovës, do të vendoset në hyrjet e shkollave — një nderim i hapur për luftën çlirimtare dhe komandantin legjendar Adem Jashari, busti i të cilit zbukuron tashmë oborret e disa prej shkollave të kryeqytetit.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment