Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaKosova–Irlanda: sot aktivitetet zyrtare, një ditë para ndeshjes në ‘Fadil Vokrri’

Kosova–Irlanda: sot aktivitetet zyrtare, një ditë para ndeshjes në ‘Fadil Vokrri’

Një ditë para përballjes së shumëpritur, Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Irlandës zhvillojnë sot aktivitetet zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Të dyja ekipet do të mbajnë konferencat për media dhe stërvitjet zyrtare në arenën ku nesër do të luhet ndeshja.

Programi i ditës nis në orën 10:15 me konferencën për media të Kombëtares së Irlandës, ndërsa një orë më vonë, në orën 11:00, irlandezët zhvillojnë stërvitjen zyrtare në stadiumin ku do të zhvillohet edhe ndeshja. Këto aktivitete i paraprijnë duelit të së enjtes dhe janë të hapura për mediat e akredituara.

Pasdite është radha e Kombëtares së Kosovës. Në orën 16:20 është paraparë konferenca për media e “Dardanëve”, ndërsa nga ora 17:00 zhvillohet stërvitja zyrtare e ekipit kosovar në “Fadil Vokrri”. Prishtina po përgatitet për një atmosferë të madhe në tribuna, me mbështetje të fuqishme të pritur për “Dardanët”.

Ndeshja Kosova – Irlanda luhet të enjten, më 24 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment