Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, nuk po përballet për herë të parë me hetimin e një drejtuesi të Shërbimit Informativ të Shtetit. Më shumë se dy dekada më parë, në vitin 2003 kur shërbente si prokuror në Tiranë, Dumani hetoi dhe dërgoi në gjyq ish-shefin e SHISH-it, Fatos Klosi, me akuzën e shpërdorimit të detyrës për abuzim me fondet në 15 tendera publikë, proces ky që përfundoi një vit më vonë me pafajësinë e Klosit në Gjykatën e Tiranës. Sot, historiku përsëritet me masat e marra ndaj Vlora Hysenit, e cila akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

Hetimet e sotme që çuan në pezullimin dhe arrestin e shtëpisë për Hysenin burojnë nga zbërthimi i të dhënave të dosjes “AKSHI”, ku ngrihen dyshime se ish-kryeinteligjentja ka favorizuar biznesmenin Ergys Agasi, i arrestuar një muaj më parë. Në kuadër të këtij operacioni të gjerë, me urdhër të GJKKO-së janë ushtruar kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili dha deklarime për dy orë në SPAK, si dhe janë arrestuar shefi i Laboratorit të Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi, dhe zyrtari Embro Sulejmani, të dyshuar për dëmtimin e pamjeve filmike që do të dokumentonin lëvizjet e Agasit gjatë kohës që ndodhej në kërkim.

Lini një koment