Vjosa Osmani takon Bill Clintonin në SHBA, në pritjen e organizuar nga Clinton Global Initiative
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit të saj në SHBA, ajo ka takuar ish-presidentin amerikan Bill Clinton.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani, përmes një postimi në Facebook. “Me Presidentin Bill Clinton në pritjen e organizuar nga Clinton Global Initiative”, ka shkruar ajo, duke shoqëruar postimin me një fotografi ku dy liderët shihen të buzëqeshur, krah për krah.
Takimi ka ndodhur në kuadër të pritjes së organizuar nga Clinton Global Initiative, një forum që mbledh çdo vit figura të rëndësishme të politikës, diplomacisë dhe shoqërisë civile nga e gjithë bota.
Bill Clinton konsiderohet një ndër miqtë më të afërt të Kosovës dhe ka luajtur rol vendimtar në periudhën e luftës dhe të shpalljes së pavarësisë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati kryesor i Kosovës.
Burimi: Klan Kosova