Arrestohet 23-vjeçari, dyshohet se vrau të miturin për një borxh prej 200 eurosh në Vushtrri
Një 23-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e një të mituri në Vushtrri.
Sipas burimeve të Klan Kosovës, i dyshuari e ka goditur viktimën me thikë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, teksa gjithçka dyshohet se ka nisur për shkak të një borxhi prej 200 eurosh.
Më herët, lajmi.net raportoi se viktima është një i mitur. Shkakun e vdekjes pritet ta konfirmojë mjekësia ligjore, ndërsa policia po vazhdon hetimet për rastin.
Burimi: Klan Kosova, lajmi.net