Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaFederata Irlandeze paralajmëron tifozët para ndeshjes me Kosovën: Prishtina e sigurt, kujdes me flamujt

Federata Irlandeze paralajmëron tifozët para ndeshjes me Kosovën: Prishtina e sigurt, kujdes me flamujt

Federata Irlandeze e Futbollit ka publikuar një njoftim me udhëzime për tifozët irlandezë që do të udhëtojnë në Prishtinë për ndeshjen e së enjtes mes Kosovës dhe Irlandës, e cila luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45.

Në udhëzime, Prishtina përshkruhet si qytet në përgjithësi i sigurt dhe mikpritës për tifozët mysafirë. Megjithatë, tifozëve u kërkohet të tregohen të kujdesshëm me gjërat e tyre personale në zonat me shumë njerëz, siç ndodh zakonisht në qytetet e mëdha.

Një pikë e veçantë e njoftimit i kushtohet flamujve. “Flamuri i Kosovës (dhe i vendit motër, Shqipërisë) është shumë i spikatur në Prishtinë”, thuhet në udhëzim, ndërsa tifozët këshillohen të mos shfaqin flamuj të tjerë të rajonit, aktualë ose të kaluar.

Pritet një numër i konsiderueshëm tifozësh irlandezë në Prishtinë për këtë ndeshje, ndërkohë që stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i mbushur plot, në një atmosferë që parashikohet elektrizuese për duelin Kosovë–Irlandë.

Burimi: Telegrafi

Lini një koment