Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaBotaNJU JORK – Zelensky: Ukraina propozon ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike ruse

NJU JORK – Zelensky: Ukraina propozon ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike ruse

NJU JORK, 23 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina është gati për një ndërprerje të pjesshme të luftimeve me Rusinë, që do të përfshinte ndalimin e sulmeve ndaj centraleve dhe objekteve të energjisë.

Zelensky e bëri deklaratën pas takimit me presidentin amerikan, Donald Trump në Nju Jork.

Sipas tij, SHBA-ja do t’ia përcjellë propozimin Rusisë.

Më herët, Rusia e kundërshtoi këtë propozim, duke thënë se duhet synuar një marrëveshje e plotë për paqe, jo vetëm ndalimi i sulmeve ndaj energjisë.

Zelensky tha gjithashtu se Trump nuk i ka kërkuar Ukrainës të ndalojë sulmet ndaj objektivave ruse, përfshirë rafineritë e naftës.

Gjatë takimit, Zelensky kërkoi gjithashtu më shumë raketa për sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore “Patriot”.

Ai tha se SHBA-ja ende nuk ka dhënë një përgjigje konkrete, por as nuk e ka refuzuar kërkesën.

Ukraina ka mungesë të raketave për sistemet “Patriot” dhe, për këtë arsye, po e ka më të vështirë të ndalojë raketat balistike ruse.

Ndërkohë, sulmet ruse ndaj objekteve energjetike, depove dhe fabrikave të mëdha po shkaktojnë dëme të mëtejshme në ekonominë e Ukrainës. /

Lini një koment