Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaZjarri i fuqishëm në Akërni të Vlorës, flakët shumë pranë banesave dhe aeroportit! Dyshohet për piromani

Zjarri i fuqishëm në Akërni të Vlorës, flakët shumë pranë banesave dhe aeroportit! Dyshohet për piromani

Një stan është përfshirë nga flakët në zonën e Akërnisë, në Vlorë.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të ndërhyrë dhe vënë situatën nën kontroll.

Flakët kanë qenë shumë pranë zonës së banuar dhe aeroportit të Vlorës. Deri tani rreziku është shmangur nga zjarrfikësit, teksa dyshohet se është akt kriminal piromani.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për parandalimin e përhapjes së tyre në zonat përreth.

Nuk raportohet ende për persona të lënduar, ndërsa pritet që ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të përcaktojë përmasat e dëmeve të shkaktuara nga zjarri.

Lini një koment