Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaTuristi gjerman dëmtohet në këmbë gjatë eksplorimit të Shtegut të Cezarit në Llogara

Turisti gjerman dëmtohet në këmbë gjatë eksplorimit të Shtegut të Cezarit në Llogara

Një turist gjerman, rreth 50 vjeç, është dëmtuar në këmbë dhe ka pësuar frakturë, teksa po eksploronte Shtegun e Cezarit në zonën e Llogarasë.

50-vjeçari ishte pjesë e një grupi turistësh që po vizitonin dhe eksploronin zonën, kur ka pësuar dëmtimin.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe personeli i Qendrës Shëndetësore Orikum. Ata i kanë dhënë turistit ndihmën e parë dhe kanë mundësuar transportimin e tij për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Lini një koment