Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaNdryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë bërë disa ndryshime në drejtimin e strukturave vendore të Policisë.

Dritan Lena, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, është transferuar dhe emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e komisariateve.

Kryekomisari Saimir Shkambaj, Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë, është transferuar dhe emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.

Ndërkohë, Komisar Feliks Hoda, i cili drejtonte Komisariatin e Policisë Sarandë, është transferuar dhe emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.

Në Tropojë, Komisar Andi Kano, aktualisht Shef i Hetimit të Krimeve në këtë komisariat, është komanduar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Tropojë.

Lini një koment