E rëndë në Francë, 90-vjeçari qëllon për vdekje dy fqinjët e tij pas një debati
Një 90-vjeçar është arrestuar për vrasje, pasi qëlloi dy fqinjët e tij të moshuar me një pushkë gjahu në Lagor në Francën jugperëndimore. Ngjarja e rëndë u regjistrua të martën në mbrëmje.
Zyra e prokurorit të Pau-së konfirmoi informacionin se 90-vjeçari ishte vendosur në paraburgim të përkohshëm për “vrasjen e dy personave”, pa dhënë informacione të mëtejshme rreth viktimave.
Sipas një burimi pranë çështjes, bëhet fjalë për një burrë 85-vjeçar dhe gruan e tij 82-vjeçare, me të cilat 90-vjeçari kishte pasur konflikte për vite me radhë.
Burri i moshuar hapi zjarr dje rreth orës 20:00 ndaj çiftit, të cilët vdiqën në vend. 90-vjeçari u arrestua menjëherë nga xhandarët, të cilët u njoftuan nga fqinjët e tjerë, të cilët dëgjuan të shtënat. Mësohet se i nuk bëri asnjë rezistencë.