Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaBotaTEL AVIV – Izraeli vret përgjegjësin financiar të Hamasit në Gaza

TEL AVIV – Izraeli vret përgjegjësin financiar të Hamasit në Gaza

TEL AVIV/GAZA, 23 shtator /ATSH-DPA/- Izraeli njoftoi sot se ka vrarë përgjegjësin e financave të Hamasit në Rripin e Gazës.

Sipas kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, Muhammad Abu Alwan u vra në qytetin Khan Younis, në jug të Gazës.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi më herët, se dy persona u vranë gjatë një sulmi izraelit me dron në Khan Younis.

Sipas saj, sulmi goditi një automjet. Nuk u bënë të ditur identitetet e viktimave. Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për të njëjtin incident.

Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Zyra e Netanyahut deklaroi se Izraeli nuk do të ndalet derisa Hamasi të mos ekzistojë më në Rripin e Gazës.

Izraeli ka planifikuar zgjedhjet më 27 tetor dhe situata në Gaza është një nga çështjet kryesore të fushatës.

Sipas sondazheve, kampi i Netanyahut mund të ketë vështirësi për të siguruar shumicën e votave.

Në Gaza, zyrtarisht ka një armëpushim që prej tetorit 2025, pas dy vitesh lufte, por sulmet vdekjeprurëse kanë vazhduar.

Kohët e fundit, Izraeli ka shtuar sërish sulmet ajrore dhe, sipas ushtrisë izraelite, ka vrarë në mënyrë të qëllimshme drejtues të Hamasit.

Ushtria izraelite deklaron shpesh se këta persona po planifikonin sulme të tjera ndaj ushtarëve ose civilëve izraelitë. /

Lini një koment