Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaTubim paqësor kundër vendimit të Speciales edhe në Karlsruhe, më 27 shtator

Tubim paqësor kundër vendimit të Speciales edhe në Karlsruhe, më 27 shtator

Mërgimtarët shqiptarë që jetojnë në Karlsruhe të Gjermanisë kanë bërë thirrje për një tubim paqësor për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas njoftimit të organizatorëve, tubimi është thirrur për të dielën, 27 shtator 2026, duke filluar nga ora 15:00, në Marktplatz Karlsruhe.

Tubimi organizohet nga AIZ Karlsruhe dhe janë të ftuar të gjithë shqiptarët nga Karlsruhe dhe rrethina. Në njoftim thuhet se pjesëmarrësit ftohen të mblidhen duke ruajtur qetësinë dhe duke respektuar rregullat e shtetit gjerman.

Tubime të ngjashme janë thirrur edhe nëpër qytete të tjera ku jetojnë bashkatdhetarët tanë në Gjermani, Austri e Itali, duke treguar solidaritetin e mërgatës shqiptare me ish-krerët e UÇK-së.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment