Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPS vijon me hartën territoriale, PD braktis diskutimet në Kuvend: Ankim në Kushtetuese

PS vijon me hartën territoriale, PD braktis diskutimet në Kuvend: Ankim në Kushtetuese

Demokratët në Komisionin e Ligjeve kërkuan kthimin mbrapsht të ndarjes së re territoriale që propozojnë socialistët, me arsyetimin se shkel Kushtetutën dhe ligjin për pushtetin vendor.

Për të zhbërë nisjen e diskutimit, PD kërkoi të hidhej në votim kthimi i projektligjit te Kryetari i Kuvendit, por për socialistët procedura ka kaluar.

Përballë refuzimit të mazhorancës për të votuar kërkesën, opozita braktisi mbledhjen, duke paralajmëruar më pas goditjen e nismës në Gjykatë Kushtetuese, shkruan A2.

Pavarësisht kësaj, Ulsi Manja nga salla e komisionit theksoi se demokratët nuk denjuan të dëgjojnë as përgjigjet, ndërsa Arbjan Mazniku mbrojti draftin që shkrin 15 bashki.

Lini një koment