Demo pret ministrin malazez: Në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve dhe integrimi në BE
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi një takim kortezie me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj.
Ministri Demo theksoi se “pushteti vendor është një nga përgjegjësitë që ndajmë dhe një fushë ku kemi shumë hapësirë për të shkëmbyer përvoja e për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve”.
Më tej ai theksoi se gjatë takimit folën edhe për rrugën europiane të rajonit dhe kontributin e rëndësishëm që shqiptarët në Malin e Zi po japin në këtë proces. “Një përfaqësim që na bën krenarë, sidomos kur përkthehet në punë dhe rezultate konkrete”, theksoi ai.