Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaGrabiti nën kërcënimin e thikës çantën e shtetases gjermane te Liqeni Artificial, policia kap ‘skifterin’ e dyshuar!

Grabiti nën kërcënimin e thikës çantën e shtetases gjermane te Liqeni Artificial, policia kap ‘skifterin’ e dyshuar!

Një 41-vjeçar u arrestua pasi akuzohet se duke e kanosur me thikë, i vodhi me dhunë çantën me sende personale, një shtetaseje gjermane, te Liqeni Artificial.

“Një ditë pasi iu vodh me dhunë çanta me sende personale, nën kërcënimin e thikës, te Liqeni Artificial, shtetasja gjermane T. K., 50 vjeçe, është paraqitur pranë ambienteve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, për të falënderuar efektivët që u angazhuan për zbardhjen e rastit. Duke vlerësuar reagimin e shpejtë të Policisë, identifikimin dhe arrestimin në kohë rekord të autorit të dyshuar, si dhe gjetjen e sendeve të saj personale, shtetasja gjermane ka shprehur mirënjohjen e saj për punën dhe profesionalizmin e efektivëve të Policisë së Komisariatit Nr. 1”, njoftoi policia e kryeqytetit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, menjëherë pas marrjes së njoftimit për vjedhjen me dhunë, organizuan operacionin policor të koduar “Reaction”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit J. S., 41 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur me dhunë çantën me sende personale shtetases gjermane, duke e kanosur me thikë. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë dorëzuar 50-vjeçares”, sqaroi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “vjedhja me dhunë”.

Lini një koment