Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaBaraliu: Vendimi i Kushtetueses sqaroi dilemat rreth konstituimit të Kuvendit, ishte vendim i drejtë dhe konstruktiv

Baraliu: Vendimi i Kushtetueses sqaroi dilemat rreth konstituimit të Kuvendit, ishte vendim i drejtë dhe konstruktiv

Profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka vlerësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si një vendim të drejtë, konstruktiv, afirmativ dhe pozitiv.

I ftuar në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Baraliu tha se vendimi ka sqaruar dilemat dhe paqartësitë që ekzistonin rreth konstituimit të Kuvendit, në një kohë kur vendi po përjeton rrethana të jashtëzakonshme politike.

Sipas tij, Gjykata është përballur me një “vorbull kontradiktash” të sjelljeve të partive politike, të cilat kanë vepruar për qëllimet e tyre, si dhe me shkeljen e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Baraliu tha se, ndonëse në shikim të parë vendimi mund të duket me elemente kontradiktore, ai është i duhuri: Gjykata ka sqaruar dilemat dhe ankesat e subjekteve politike, ka caktuar afatet dhe ka dhënë rekomandimet e duhura si për konstatimin e konstituimit të Kuvendit, ashtu edhe për qeverinë dhe presidentin, me afate konkrete.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment