Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaArifi: Kurrë nuk do ta lejojmë që Kurti e Vetëvendosja të na përdorin politikisht në emër të vlerave

Arifi: Kurrë nuk do ta lejojmë që Kurti e Vetëvendosja të na përdorin politikisht në emër të vlerave

Sekretari i Aleancës, Avni Arifi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u shprehur i vendosur se partia e tij nuk do të lejojë që të përdoret politikisht nga askush.

I ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Arifi tha se dinamikat politike i përcakton partia që ka marrë më së shumti vota — Lëvizja Vetëvendosje me afër 50 për qind të votave — ndërsa një parti me shtatë deputetë nuk mund t’i përcaktojë ato dinamika.

Sipas tij, Aleanca e kishte bërë ofertën e saj para zgjedhjeve, një ofertë shumë të lehtë, dhe mospranimi i kërkesave të saj duhej të kuptohej si sinjal se Kurti po e çonte vendin drejt zgjedhjeve.

“Kurrë s’kemi me lejuar me na ngreh për hunde Albin Kurti, as Lëvizja Vetëvendosje në emër të asnjë vlere, sepse për vlerat që qëndron ky popull dhe ky shtet, dihet ku qëndrojmë ne dhe ku qëndron Kurti”, tha ai.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment