Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaNata e 9-të e protestës “Jo në emrin tim” sonte në Prishtinë, Çitaku: S’kemi me u ndalë, deri në fund

Nata e 9-të e protestës “Jo në emrin tim” sonte në Prishtinë, Çitaku: S’kemi me u ndalë, deri në fund

Protesta me moton “Jo në emrin tim!” do të zhvillohet edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Organizatori Çlirim Haziri ka njoftuar se protesta ka hyrë në ditën e 9-të dhe mbahet nga ora 21:00.

Qytetarët janë ngritur njëzëri për të kundërshtuar vendimin dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shkruar për protestat që do të vazhdojnë në mbrojtje të UÇK-së dhe kundër vendimit të Hagës. Në postimin e bërë në Facebook, Çitaku ka shpërndarë edhe paralajmërimin që qytetarët të mblidhen çdo natë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Sot. Nesër. Çdo ditë. Pa u ndalë. Për Kosovën. Për lirinë. Për historinë tonë dhe për të ardhmen tonë. S’kemi me u ndalë. Deri në fund. Deri në liri.” — shkroi Çitaku.

Fotoja kryesore tregon një nga mbrëmjet e protestës në sheshin “Skënderbeu”, me flamurin e UÇK-së dhe dritat e qytetarëve.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment