Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaTre policët e Podujevës nderohen me medalje për shpëtimin e jetës

Tre policët e Podujevës nderohen me medalje për shpëtimin e jetës

Tre policët e Stacionit të Policisë në Podujevë janë nderuar me medalje për shpëtimin e jetës.

Skender Fetahu ishte një nga policët që intervenoi më 2 korrik në rastin ku në këtë qytet u plagosën tre persona — me guxim dhe vetëmohim ai arriti ta çarmatoste njërin nga të dyshuarit.

Dy zyrtarët e tjerë policor, Nazimi dhe Shqiproni, arritën të parandalonin më të keqen, duke i shpëtuar jetën një vajze.

Krenare me veprimin e kolegëve të saj u shpreh togerja Antigona Çitaku-Dibrani: “Sot, tre heronj të Stacionit tonë u nderuan me medalje për shpëtim jete. Krenare për ju dhe për guximin, përkushtimin dhe profesionalizmin që dëshmoni çdo ditë në shërbim të qytetarëve. Urime dhe respekt të pafund për ju!”, ka shkruar ajo.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment