Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaSami Lushtaku për Specialen: “S’kam frikë nga një aktakuzë e re apo nga arrestimi”

Sami Lushtaku për Specialen: “S’kam frikë nga një aktakuzë e re apo nga arrestimi”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesën e një reagimi lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas Lushtakut, Qeveria do të duhej të dilte me një deklaratë zyrtare për këtë proces, pavarësisht bindjeve politike, pasi bëhet fjalë për një çështje që, sipas tij, i përket gjithë Kosovës dhe nuk mund të lihet pa adresuar nga institucionet e vendit.

I pyetur nëse ka frikë se mund të përballet me një aktakuzë të re apo të arrestohet, Lushtaku tha se nuk ka arsye për një frikë të tillë: “Jo, tamam puna me ia nis mu frikësu, absolutisht jo”.

Ai theksoi se vazhdon të mos ketë besim në Dhomat e Specializuara të Kosovës: “Unë nuk besoj dhe nuk i kam besuar dhe vazhdoj të mos i besoj kësaj gjykate”, deklaroi Lushtaku për Zërin.

Deklaratat e tij u publikuan më 24 shtator 2026.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment