Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaVendoset gurthemeli i obeliskut në Banjskë, Ramadani: Afrim Bunjaku do të kujtohet përjetësisht

Vendoset gurthemeli i obeliskut në Banjskë, Ramadani: Afrim Bunjaku do të kujtohet përjetësisht

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës, Burim Ramadani ka përkujtuar heroin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në vendin ku ai humbi jetën gjatë sulmit në Banjskë.

Ramadani ka bërë të ditur se sot është vendosur gurthemeli i obeliskut kushtuar Bunjakut, në vendin e ngjarjes, afër urës në Banjskë.

“Heroi Afrim Bunjaku do të kujtohet përjetësisht. Sot u vendos gurthemeli i Obeliskut për heroin në vendin e ngjarjes, afër urës në Banjskë. Kosova dhe populli ynë do ta kujtojë përjetësisht”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës, u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit. /Telegrafi/

Lini një koment